Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Byrek role me hithra dhe djath të bardhë

Byrek role me hithra dhe djath të bardhë
July 06
18:57 2018

 

Përbërësit 

1 pako me peta byreku

300 gr. Djathë të bardh

700 gr. Hithra

2 lugë miell

1 vezë

gjysëm gote qumësht

1 lugë të vogël kripë

Pak piper të zi

Pak majdanoz

3-4 lugë fara suzami të zi dhe të bardhë

3 lugë vaj ulliri

Përgatitja

Pastroni me doreza hithrat dhe grijini trash. Po me doreza shtypini me pak kripë dhe piper. Shtoni vezën e rrahur me qumshtin dhe miellin.

Përzjeheni dhe në fund shtoni djathin e shkërmoqur, majdanozin e grirë  dhe dy lugë vaj ulliri.  ( nëse ju duket shumë e lëngëshme mund ti shtoni akoma pak miell)

Hapni fletët e byrekut dhe vendosni për së gjati në mesin e tyre pak gjellë me hithra. Dy  per prej tyre, ju palosini anët dhe mbështilleni në fomën e një roleje.

Vendosni në tave me letër furre poshtë. Vijoni kështu dhe për pjesën tjeter të mbetur të produkteve. Me ndihmën e  një peneni kuzhine lyeni të gjithë siperfaqen e cilindrave të byrekut.

Spërkatini me fara suzami dhe piqini në furrën e nxehur më parë në 180°C për 30minuta.

Komento
Shperndaje