Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Byrek me spinaq

Byrek me spinaq
January 11
20:13 2017

Përbërësit:

  • 700 g spinaq
  • 2 vezë
  • 1 pako me petë byreku
  • 150 g djathë i bardhë
  • 2-3 qepë të njoma
  • pak vaj ulliri
  • kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

Lani dhe prisni spinaqin në copa të mëdha. Grini imët qepën e njomë me gjithë bishtat dhe kaurdiseni së bashku me spinaqin me pak vaj ulliri. Kur të jenë zbutur, hiqini dhe lërini mënjanë. Rrihni vezët me pak kripë (llogarisni që ka edhe djathi) dhe piper të zi dhe shtojini te spinaqi. Thërrmoni edhe djathin e bardhë te spinaqi, përziejeni mirë.

Shtroni disa petë në një tavë të lyer me pak vaj dhe bëni një shtresë me gjellën me spinaq, pastaj vendosni disa petë të tjera të lyera me pak vaj dhe bëni edhe një shtresë tjetër me gjellën me spinaq. Bëni shtresën e fundit me petë të tjera, por të lyera me pak vaj ndërmjet tyre dhe sipërfaqen gjithashtu, Priteni në rombose katrorë dhe piqeni në furrën e nxehur më parë në 200° për rreth 30 minuta ose sa të shikoni që sipërfaqja ka marrë ngjyrë të kuqërremtë./Blitz.al/

Burimi: Adda’s All

 

Shperndaje