Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Byrek me qumësht dhe vezë

Byrek me qumësht dhe vezë
July 18
18:43 2017

Përbërësit: 

1 pako me peta byreku

3 vezë

500 ml qumësht

50 g gjalpë

pak krip

Përgatitja: 

Piqini pak sipër sobës petët që do përdorni për byrekun (nëse i keni vatrat me gaz si unë vini tepsinë më të madhe qe keni mbi vatrat dhe lëreni të nxehet në zjarr të ulët dhe piqini një nga një). Ruani mënjanë nja dy petë të njoma për sipërfaqen dhe fundin. Në një enë rrihni vezët me pak kripë, shtoni qumështin dhe gjalpin e shkrirë. Lyeni fundin e një tepsie me pak gjalpë dhe shtroni në të një rresht me petët e njoma dhe pastaj vendosni të pjekurat. Shtoni gjysmë garuzhde nga masa me vezë dhe qumësht. Vazhdoni kështu me radhë për aq sa shtresa të dëshironi. Shtresës së fundit shtrojini petën e njomë që lamë mënjanë. Shtoni edhe këtu pak nga kompostoja me qumështin dhe vezën.  Piqeni në furrën e nxehur me parë në 180° për rreth 30 minuta ose sa të shikoni që sipërfaqja është  e thekur mirë. Fikni sobën dhe lëreni të kullojë para se ta shërbeni.

 

Priteni në copa dhe shërbejeni të ngrohtë./Blitz.al/

Burimi : Adda’s All 

Komento
Shperndaje