Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Bukë të vogla integrale

Bukë të vogla integrale
September 04
16:56 2016

Janë shumë praktike sidomos për ata që marrin  bukë me vete në punë apo  për t’ua dhënë fëmijve me vete në shkollë.

Përbërsit:

Për 20 panine

  • 100 gr. miell integral
  • 200 gr. miell thekre
  • 100 gr. miell tërshëre
  • 250 ml ujë të vakët
  • 2 lugë vaj ulliri
  • pak kripë
  • 16 gr maja birre
  • miks farash (luledielli, liri, suzami, lulëkuqeje, kungulli)

Përgatitja

Përzjeni  miellërat  me dy lugë nga miksi i farave, shtoni pak kripë dhe vajin e ullirit. Shkrini majanë e birrës në ujin e vakët dhe filloni zini brumin duke e punuar mirë me duar. Mund ta punoni me robotin e kuzhinës ose me brumatriçen.Punojeni derisa masa të jetë elastike dhe homogjene. Vendoseni në një enë të bollshme të spërkatur me miell. Mbulojeni me qese kuzhine dhe vendoseni në furrë vetëm me dritën e saj ndezur. Lëreni të vij për rreth 2 orë e gjysëm ose kur shikoni që masa është dyfishuar.

Pasi kaloi kjo kohë me ndihmën e pak mielli i jepini formën e panineve të vogla rumbullake ose të stergjatura. Vendoseni në një tavë me letër furre poshtë dhe lërini të vinë përsëri për rreth 1 orë  në furrën me dritën ndezur të mbuluara me një beze kuzhine të njomë. Kaloj kjo kohë lyeni sipërfaqen e tyre me pak ujë ose vaj dhe spërkateni me miksin e farava. Piqini në 200° për 30  minuta. Lërini të kullojë para se ti konsumoni. Ruajini në çanta letre  ose të mbështjellë me një beze në një vendë të thatë dhe të freskët.

Nëse i doni për fëmijët mund mos ti shtoni miksin e farave./Blitz.al/

Burimi: Adda’s All

Bukë të vogla integrale

Shperndaje