Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Bukë të thekura për supë dhe sallata

Bukë të thekura për supë dhe sallata
October 13
16:45 2016

Një supë e mirë ose një sallatë e mirë nuk do të imagjinohej pa këta kubikë të vegjël. Të aromatizuara, me shije të ndryshme,  janë shumë të mira. Mund t’i bëni me bukën e thatë që ju ka mbetur, me lloje të ndryshme buke, t’i fusni në një kavanoz të mbyllur hermetikisht dhe t’i ruani disa ditë në frigorifer ose jashtë për t’i përdorur në momentin që ju nevojiten. Shijet mund t’i bëni sipas dëshirës tuaj, t’i lini të thjeshta vetëm me vaj ulliri, me hudhër, me rigon, erëza mikse, paprika, parmixhano të grirë, susam, fara mikse etj.

Përbërësit:

  • bukë të llojeve të ndryshme
  • vaj ulliri
  • 1 thelb hudhër
  • rigon
  • trumëz

Përgatitja:

Priteni bukën në kubikë të vegjël. Vendosini në një enë ku do të shtoni pak rigon, hudhrën e shtypur pak trumëz, disa lugë vaj dhe përziejini mirë.

Vendosini në një tavë me letër furre poshtë  dhe thekini në 180°C derisa të jenë kërce.

Mënyra tjetër është që pasi t’i keni përzierë me erëza dhe vaj t’i thekni në një tigan me fund që nuk ngjit derisa të jenë gati.

Shërbejini me përgatitjet tuaja./Blitz.al/

Burimi : Adda’s All

Shperndaje