Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Bukë mëngjesi me kos grek dhe fiq

Bukë mëngjesi me kos grek dhe fiq
October 23
18:59 2016

Përbërësit

  • 1 bukë e bërë vetë në formë keku rrethor
  • pak vanilje të freskët, në mungesë vanilje pluhur ose lëng
  • 1 lugë gjalpë i shkrirë
  • 200 ml kos grek
  • 50 ml mjaltë lulesh organik
  • 10-12  kokrra fiq

Përgatitja:

Pasi përgatitët bukën që keni zgjedhur ta bëni vetë hapeni në mes ta lyeni si jashtë edhe brenda me gjalpë të shkrirë me ndihmën e një peneli dhe vendoseni të theket paksa në furrë.

Veçmas përzieni kosin me vaniljen. Kur buka të jetë thekur lëreni të ftohet pak dhe priteni në mes duke krijuar dy rrathë.  Vendosni bollshëm  kos në mes,  fiqtë e prerë në feta, lyeni sipër fiqtë bollshëm me mjaltë, vendosni pjesën tjetër të bukës sipër, lyejeni përsëri me kos, vendosni fiqtë dhe në fund mjaltin.

Shërbejeni./Blitz.al/

Burimi: Adda’s All

 

Komento
Shperndaje