Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Brusketa pikante me speca dhe karkaleca

Brusketa pikante me speca dhe karkaleca
May 22
19:43 2016

Një nga dashuritë e fundit për sa u përket erëzave është pikantja. Në dozat e duhura ajo jo vetëm që u jep pjatave shumë shije, por është edhe një antibiotik  natyral për organizmin tonë.

Përbërësit:

  • 4-6 feta buke
  • 250 g karkaleca të qëruar
  • 1 lugë të vogël tabasko
  • 1 lugë salcë koncentrat domatesh
  • 1 lugë e vogël paprika
  • 2-3 speca për skuqje
  • 2 lugë vaj ulliri
  • pak kripë
  • pak majdanoz
  • 1 thelb hudhër

 

Përgatitja:

Vendosni karkalecat të skuqen në vajin e ullirit dhe kriposini, shtoni edhe paprikan. Kur të jenë gati hiqini dhe ruajini mënjanë. Në të njëjtin tigan vendosni specat të skuqen, sapo të marrin faqe shtoni koncentratin dhe tabaskon.

Përziejini. Shtoni pak kripë. Ndërkohë thekni bukët dhe kur të jenë gati fërkojini me hudhër. Vendosni sipër tyre specat dhe karkalecat. Spërkatini me majdanoz të grirë dhe shërbejini.

Burimi: Adda’s All

Komento
Etiketimet
Shperndaje