Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Brusketa pikante me mocarela

Brusketa pikante me mocarela
May 04
20:13 2016

Brusketat janë shumë të shijshme dhe të lehta. Më poshtë do të gjeni recetën se si mund të përgatitni brusketa pikante edhe në shtëpi.

Përbërësit:

  • disa feta bukë integrale
  • mocarela
  • cironka nën vaj
  • 3 speca djegës të freskët
  • 2 hudhra
  • Pak vaj ulliri ekstra i virgjër
  • 1 lugë uthull molle
  • pak kripë
  • pak koper
  • pak majdanoz
  • gjysmë qepe të ëmbël

Përgatitja:

Vendosni fetat e bukës të theken ndërkohë përgatisni salcën pikante.

Vendosni në blender specat, hudhrat dhe jepuni një të grirë, pastaj shtoni pak vaj, uthullën, pak kripë dhe bluajini përsëri.

Prisni mocarelën në copëza të vogla. Pritni qepën e ëmbël në copëza të vogla.

Vendosni bukën në një pjatë servirje dhe sipër saj vendosni mocarelën, një cironkë, pak nga salca pikante, shtoni dhe pak qepë të ëmbël, koperin dhe majdanozin e grirë dhe në çdo brusketë pak vaj ulliri. Shërbejini.

Burimi: Adda’s All

Komento
Etiketimet
Shperndaje