Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Brusketa me djathë dhie të butë dhe fiq të karamelizuar

Brusketa me djathë dhie të butë dhe fiq të karamelizuar
June 10
13:49 2016

Vajza, përgatiteni vetëm për veten tuaj, merrni edhe një gotë verë të bardhë, dilni në ballkon dhe shijojini duke lexuar librin tuaj të preferuar.

Përbërësit:

  • disa feta buke
  • djathë dhie i butë
  • 1 lugë arra të thërrmuara
  • disa fiq
  • pak pluhur xhenxhefili
  • vaj ulliri ekstra i virgjër
  • krem uthulle balsamike
  • disa gjethe borziloku

 

Përgatitja:

Lajini fiqtë dhe ndajini më katërsh. Vendosni në zjarr një tigan me fund që nuk ngjit dhe vendosni në të fiqtë të karamelizohen.

Ndërkohë, punoni djathin me pak pluhur xhenxhefili dhe shtoni arrat e thërrmuara. Përziejini derisa djathi të zbutet mirë.

Thekni fetat e bukës dhe lyejini me kremin e djathit dhe sipër vendosni fiqtë e karamelizuar së bashku me lëngun që ka formuar në fund të tiganit. Vendosni edhe disa gjethe borziloku dhe shtoni pak vaj ulliri dhe pak krem uthulle balsamike. Shërbejini.

 

Shënim: Në mungesë të pluhurit të xhenxhefilit mund t’i shtoni xhenxhefil të freskët të grirë imët ose mund ta bëni pa të. Djathit mund t’i shtoni pak mjaltë nëse dëshironi.

Burimi: Adda’s All

Etiketimet
Shperndaje