Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Brusketa me djathё dhie dhe spinaq tё tiganisur

Brusketa me djathё dhie dhe spinaq tё tiganisur
December 15
19:45 2017

Aperitvi ёshtё koha mё e dashur pёr mua, sidomos fundjavave. Sot po sjell pёr ju kёto brusketa tё shijshme dhe tё thjeshta pёr t’u pёrgatitur.

Grini imёt hudhrёn dhe kaurdiseni me vajin e ullirit, kur vaji tё aromantizohet shtoni nё tё spinaqin. Mbulojeni me kapak qё tё uli volumin  dhe shikojeni pas 2-3 minutash, kriposeni, piperoseni. Hiqeni mёnjanё tё ftohet paksa.

Thekёrisni paksa fetat e bukёs, fёrkoini me njё thelpi hudhёr. Lyejini me djathin e butё dhe sipёr vendosini pak spinaq.

Shtoini disa kokrra shege dhe akoma pak vaj ulliri dhe shёrbejini! /Blitz.al/

Brusketa me djathё dhie dhe spinaq tё tiganisur

 

Shperndaje