Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Brusketa integrale me karkaleca dhe domate

Brusketa integrale me karkaleca dhe domate
August 17
20:05 2016

Antipasta të shpejta dhe me shije për të shoqëruar një gotë birrë të ftohtë ose verë të bardhë. Ndaj, nëse edhe ju doni diçka plot shije të kaloni mbrëmjet tuaja në ballkon apo tarracë, kjo recetë bën për ju.

Përbërësit:

  • një dorë karkaleca
  • një dorë domate të vogla
  • 1 thelb hudhër
  • pak vaj ulliri
  • kripë dhe piper të zi
  • disa gjethe majdanoz
  • disa feta bukë integrale ose bukë të zezë

Përgatitja:

Pastroni karkalecat dhe vendosini të tiganisen me pak vaj, hudhër të grirë dhe domatet e prera në mes. Kaurdisini së bashku për pak minuta, kriposini, shtoni piper të zi dhe majdanoz të grirë imët. Hiqini dhe ruajini mënjanë.

Ndërkohë, thekni fetat e bukës, fërkojini paksa me hudhër dhe sipër vendosni karkalecat me domate. Shërbejini./Blitz.al/

Burimi: Adda’s All

Brusketa integrale me karkaleca dhe domate

 

 

Shperndaje