Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Boeuf bourguignon – mish në verë të kuqe

Boeuf bourguignon – mish në verë të kuqe
December 02
14:39 2016

Përbërësit:

  • 1 kg mish tul viçi
  • 150 g pançetë
  • 1 qepë
  • 3-4 lugë vaj ulliri
  • 2 karota
  • 500 g kërpudha Champignon (shampinjon)
  • 500 g qepujka
  • pak kripë dhe piper i zi
  • 2 lugë miell
  • 1 lugë koncentrat domateje
  • 1 shishe verë e kuqe
  • 500 ml lëng mishi ose ujë
  • 2 thelpinj hudhër
  • erëza (dafinë, rozmarinë, trumëz, sherbelë)
  • një tufë e vogël majdanoz

Përgatitja:

Për përgatitjen e kësaj pjate ju duhet një tenxhere me kapak, e përshtatshme si për furrë ashtu edhe për zjarr.

Kaurdisni me pak vaj ulliri pançetën derisa të theket mirë, hiqeni dhe ruajeni mënjanë. Në enë shtoni mishin e prerë në copa të vogla dhe të lyera me miell, thekeni mirë nga të gjitha anët. Shtoni tani qepën e grirë imët dhe karotën e prerë në feta, kaurdisini së bashku, shtoni qepujkat dhe kërpudhat shampinjon (nëse i keni të mëdha pritini më katërsh, nëse jo lërini të plota). Hidhni kripë, shtoni piper të zi të bluar në çast dhe pançetën që skuqët më parë. Vendoseni në furrën e nxehur në 220° për nja 20 minuta derisa të shikoni që sipërfaqja e perimeve dhe mishit janë pjekur paksa. Hiqeni dhe shtoni në të verën, lëngun e mishit, erëzat e lidhura në tufë (dafinën, rozmarinën, sherbelën, trumëzën) shtoni koncentratin e domateve, hudhrat e shtypura, vendosni kapakun dhe lëreni të gatuhet për rreth 4 orë në furrë në 140° Celsius.

Hiqeni nga furra, kullojeni duke nxjerrë mishin me perimet me ndihmën e një kullese. Hiqni edhe tufën e erëzave. Pjesën e mishit me perime vendoseni në një pjatë servirje dhe shtoni sipër majdanoz të grirë.

Nëse lëngun e gatimit e keni paksa të hollë vendoseni përsëri në zjarr derisa të trashet; nëse është i trashë shtojini pak ujë derisa të bëhet në dendësinë që dëshironi.

Sipas dëshirës, këtë salcë mund ta shtoni sipër mishit dhe perimeve ose të gatuani oriz basmati dhe këtë salcë t’ia hidhni sipër dhe shoqëroni orizin me mishin./Blitz.al/

Burimi: Adda’s All

 

Komento
Shperndaje