Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Bizele me mish dhe kungulleshka

Bizele me mish dhe kungulleshka
August 04
17:12 2016

Përbërësit:

500 g bizele

500 g mish tul

1 kokërr qepë

2 karota

1 kungull

pak vaj ulliri

kripë dhe piper i zi

majdanoz

1 lugë salcë domatesh

Përgatitja:

Prisni mishin, karotën dhe kungullin në copa. Grini qepën imët. Vendosni të kaurdiset qepa me mishin në pak vaj. Pastaj shtoni karotat dhe kungullin , në fund bizelet dhe salcën  e domateve. Hidhini në tenxheren e presionit dhe shtojini 2 gota ujë ose lëng mishi dhe lërini të ziejnë në zjarr të avashtë për 15-20 minuta pas sinjalit të parë që jep tenxherja ose derisa sa ta kenë pirë të gjithë ujin dhe të jenë gati. Rregulloni masën e kripës dhe piperit të zi dhe shtoni majdanozin e grirë imët.

Shërbejeni të ngrohtë./Blitz.al/

Burimi: Adda’s All

Bizele me mish dhe kungulleshka

Shperndaje