Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Biskota të mbushura me reçel fiku.

Biskota të mbushura me reçel fiku.
September 16
19:00 2018

Përbërësit për 20 biskota:

300 gr. miell

2 lugë mjaltë

1 Vezë

Një maj luge të vogël sodë buke

200 gr. gjalpë

Pak kripë

200 gr. reçel fiku

Përgatitja

Vendosni të gjithë përbërësit e brumit në planin e punës ose në një robot kuzhine dhe formojeni atë derisa të keni një masë të ngjeshur mirë. Mbështilleni me qese kuzhine dhe lëreni në frigorifer te fresku të pushojë për 30 minuta

Ndërkohë te ngrirja vendosni për 15 minuta reçelin e fikut pasi ai na duhet shumë i trashë që gjatë punimit mos të na shpërndahet në të gjithë brumin.

Kur brumi të jetë gati hapeni në një petë me trashësi 2-3 mm dhe priteni diametrin e petës në gjysëm.

Larg njëra tjetrës aq sa ju mendoni se është saktë (pasi nuk duhet çuar dëm dhe shumë brumë)  vendosni nga një lugë të vogël reçel fiku. Mbulojeni me pjesën tjetër të petës dhe me ndihmën e gishtave izoloni formën rreth e përqark reçelit. Priteni me kujdes me një formë biskotash rrumbullake. Vendosini biskotat në një tavë me letër furre poshtë dhe vendoseni tavën në frigorifer te fresku për 10 minuta që brumi të forcohet paksa. Me brumin e mbetur mblidheni dhe ngjesheni duke e formuar, hapeni përsëri në një pet me trashësi 2-3 mm dhe vijoni të njëjtin proçes si më sipër.

Kur ka kaluar ora e pushimit të biskotave në frigorifer, vendosini të piqen në furrën e nxehur më parë në 180°C për 15-20 minuta.

Hiqini dhe lërini të ftohen plotësisht para se ti shërbeni.

Burimi: Adda’s All

Komento
Shperndaje