Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Biskota të kripura me kuinoa, bullgur dhe bizele

Biskota të kripura me kuinoa, bullgur dhe bizele
August 05
12:00 2016

Kjo recetë është e mirë si për ju, edhe pë fëmijët tuaj. Natyrisht për ata hiqni specin djegës. Shërbehet  si antipastë, si një pjatë e dytë nëse i shoqëroni me një sallatë, ndërkohë janë të mira si vakt për t’u marrë me vete në punë. Janë me pak kalori dhe të ngopin shpejt.

Përbërësit për rreth 20 copë:

1 gotë bullgur

gjymë gote kuinoa

1 gotë bizele
2 qepë të njoma

pak mendër

pak majdanoz

pak koper

2 lugë kafe tumerik

pak kripë

2 speca djegës të freskët

2 vezë

2 lugë djathë parmixhano të grirë

2 lugë vaj ulliri

Përgatitja:

Zieni kuinoan dhe bullgurin në ujë të bollshëm me kripë për 15 minuta. Kullojini dhe ruajini mënjanë.

Kaurdisni qepën me bizelet sa të zbuten paksa. Hiqini dhe shtojini te bullguri dhe kuinoa. Shtoni edhe erëzat e grira imët, specin djegës, pak kripë, vezët, djathin dhe tumerikun. Përziejini mirë.

Me duar ose lugë merrni pak nga brumi dhe vendosini në një tavë me letër furre poshtë. Vendosini larg njëra-tjetrës pasi hapen gjatë pjekjes.

Piqini në furrën e nxehur më parë në 160°C për 30 minuta ose derisa të theken mirë.

Lërini të ftohen dhe shërbejini./Blitz.al/

Burimi: Adda’s All

Biskota të kripura me kuinoa, bullgur dhe bizele

Komento
Shperndaje