Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Biskota me kakao dhe liker Marsala

Biskota me kakao dhe liker Marsala
December 30
12:30 2016

Përbërësit:

  • 300 g miell
  • 150 g gjalpë
  • 100 g sheqer
  • 1 vezë e madhe në temperaturë ambienti
  • 1 lugë të vogël pluhur pjekës për ëmbëlsira
  • 1 lugë të vogël ekstrakt vanilje
  • 2 lugë qumësht
  • 4 lugë kakao
  • 1 gotë të vogël me  liker Marsala

Përgatitja:

Vendosni të gjithë përbërësit në mikser dhe përziejini në maksimumin  e shpejtësisë derisa masa të rërëzohet. Vendosini në planin e punës dhe punojeni me duar derisa ta formoni në një top. Më pas jepini formën e një cilindri dhe mbështilleni me qese kuzhine. Vendoseni në frigorifer te ngrirja të pushojë për 30 minuta.

Pasi të kalojë koha e pushimit, nga ky cilindër me shumë delikatesë prisni feta të holla rreth 5 mm.

Vendosini në një tavë me letër furre poshtë dhe piqini në furrën e nxehur më parë në 180°C për 15 -20 minuta.

Lërini të ftohen plotësisht para se t’i shërbeni./Blitz.al/

Gëzuar festat!

Burimi: Adda’s All

Komento
Shperndaje