Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Biskota me gjalpë kikiriku

Biskota me gjalpë kikiriku
December 28
18:59 2017

Përbërsit:

  • 2 Vezë
  • 50-80 gram Sheqer integral
  • 200 gram Miell
  • 4-5 lugë Gjalpë kikiriku
  • 2 lugë të vogla Pluhur pjekës për ëmbëlsira

Përgatitja:

Vendosini të gjithë përbërësit në mikser dhe përzijeni derisa të formoni një brum të lidhur, nëse nuk ju lidhet mirë mund ti shtoni akoma dhe pak gjalpë kikiriku.

Formojeni brumin mirë me duar në tavolinën e punës dhe nga ai shkëpusni pjesë të vogla sa madhësia e një arre. Shtypeni me dorë dhe vendosini në një tavë me letër furre poshtë. Sipër tyre bëni disa shtypje të lehta me fundin e një piruni.

Veproni kështu dhe për pjesën tjetër të mbetur.

Piqeni në furrën e nxehur më parë në 180°C për 20 minuta.

Shënim: Gjalpin e kikirikut mund ta bëni dhe vetë, mjafton që të bluani 300 gram kikirik të pjekur më parë, 2 lugë mjaltë, 4 lugë sheqer, integral, pakëz kripë, 1 filxhan vaj kikiriku./Blitz.al/

Burimi: Adda’s All

 

Shperndaje