Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Birjani me paidhaqe qengji dhe perime

Birjani me paidhaqe qengji dhe perime
August 20
18:28 2017

Përbërësit:

  • 6 paidhaqe qengji
  • 300 g oriz
  • 100 g bizele
  • 2 kungulleshka
  • 2-3 karota
  • 1 qepë
  • 2 speca
  • 1 tufë majdanoz
  • pak kripë dhe piper i zi
  • pak vaj ulliri
  • pak mendër e thatë
  • 2 thelpinj hudhër
  • 600 ml lëng mishi

Përgatitja:

Jepuni një valë paidhaqeve sa për t’u marrë lëngun që nevojitet për zierjen e orizit.

Grini imët me mikser qepën dhe hudhrën dhe vendoseni të kaurdisen me pak vaj ulliri  në një enë të përshtatshme dhe për furrë. Pastaj shtoni të gjitha perimet e prera në kubikë dhe kaurdisini së bashku. Veçmas skuqni orizin dhe bashkojeni te perimet. Përziejini, shtoni kripë, piper, mendër dhe majdanoz, sipër vendosni paidhaqet dhe shtoni 600 ml nga lëngu ku zjetë paidhaqet. Futeni në furrën e ngrohur më parë në 200° dhe lëreni derisa të jetë përtharë komplet dhe sipërfaqja të jetë thekur mirë. Shtoni akoma majdanoz të grirë sipër dhe shërbejeni të nxehtë./Blitz.al/

 

Burimi: Adda’s All

Shperndaje