Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Birjan me paidhaqe qengji dhe perime

Birjan me paidhaqe qengji dhe perime
March 07
20:00 2017

Përbërësit:

  • 6 paidhaqe qengji
  • 300 g oriz
  • 100 g bizele
  • 2 kungulleshka
  • 2-3 karota
  • 1 qepë
  • 2 speca
  • 1 tufë majdanoz
  • pak kripë dhe piper i zi
  • pak vaj ulliri
  • pak mendër e thatë
  • 2 thelpinj hudhër
  • 600 ml lëng mishi

Përgatitja:

Jepuni një valë paidhaqeve sa për t’u marrë lëngun që na nevojitet për zierjen e orizit.

Grini imët me mikser qepën, hudhrën dhe vendosini të kaurdisen me pak vaj ulliri në një enë të përshtatshme edhe për furrë. Pastaj shtoni të gjitha perimet e prera në kubikë dhe kaurdisini së bashku. Veçmas skuqni orizin dhe bashkojeni te perimet. Përziejeni, rregullojeni me kripë, piper, mendër dhe majdanoz, sipër vendosni paidhaqet dhe shtoni 600 ml nga lëngu ku zietë paidhaqet. Futeni në furrën e ngrohur më parë në 200° dhe lëreni derisa të jetë përtharë komplet dhe sipërfaqja është thekur mirë. Shtoni akoma majdanoz të grirë sipër dhe shërbejeni të nxehtë./Blitz.al/

Burimi: Adda’s All

Shperndaje