Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Bathë me mish në furrë

Bathë me mish në furrë
March 31
16:32 2016

Për mua gatimet  furrës janë dashuri, e dini tashmë, por këto bathë të gatuara në tavë balte në furrë i vunë pikën. Receta është e thjeshtë. Nëse keni durim qërojini bathët edhe nga cipa e brendshme, pasi bëhen edhe më të ëmbla. Nëse jo, edhe kështu siç i kam bërë unë mirë janë. I japin një shije të athët dhe të lezetshme tavës.

Perbersit per 6 persona

 

 

1 kg bathë

500 g tul mish viçi

2 qepë

1 kuti me salcë domatesh

2-3 lugë vaj ulliri

kripë dhe piper i zi

2-3 thelpinj hudhra

pak rigon

disa gjethe borzilok

Pergatitja

 

 

Prisni hollë qepën dhe hudhrat dhe vendosini të kaurdisen me vajin e ullirit, shtoni edhe mishin e prerë në copëza të vogla dhe kaurdisini bashkë. Kriposini, shtoni piper dhe rigon dhe vazhdoni kaurdisjen derisa qepa të jetë e butë. Shtoni edhe salcën e domateve dhe lërini mbi zjarr akoma edhe pak që shija e domateve të zbutet.

Ndërkohë, qëroni bathët dhe shtojini te gjella së bashku me borzilokun e grirë. Shtoni ujë derisa gjella të mbulohet dhe gjithë masën kalojeni në një tavë të thellë prej balte. Vendoseni në furrën e nxehur më parë në 160°C për rreth 50-80 minuta derisa gjella të trashet dhe të bëhet e shijshme.

Shërbejeni me borzilok sipër  dhe copa buke të thekur.

Përzgjedhur nga: addasall.com

Etiketimet
Shperndaje