Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ballokume

Ballokume
March 14
16:39 2018

Përbërësit: 

1 kg. miell misri i

400 – 500 gr. sheqer

8 vezë

500 gr. gjalpë në temperaturë ambjenti

2 -3 lugë hi druri

1 dorë miell gruri

Përgatitja:

 

Gjalpin vendoseni në një enë së bashku me sheqerin dhe rriheni mirë për nja 30 minuta derisa masa të jetë e bardhë dhe shkumose. Pastaj shtoni një nga një vezët gjithmonë duke i përziere papushim. Hirin shtojeni në një gotë dhe mbusheni me ujë, përzijeni dhe lereni të kullojë.

Nga mielli i misrit hiqini një dorë dhe shtoni po një dorë me miell gruri. Përzijini.

Te masa me gjalpë dhe vezë shtoni nga një dorë miell gjithmon duke i përzierë deri në fundë të tijë. Me gjysmën e lëvozhgës  së vezës  merrni lëngun e finjës së kulluar dhe shtojeni  te brumi. Përzijeni. Lëreni masën të pushoje në frigorifer për nja 20 minuta. Ndërkohe sobën nxeheni në 50°. Vishni një tavë me letër furre dhe siper shtoni brumë sa ju  kap dora. Mos u merakosni se është i çregullt, duhet të jet i tillë, plus gjatë pjekjes ai hapet dhe kini kujdes mos i vendosni shumë afër me njëra-tjetrën. Vendosni tavën në mesin e sobës dhe ngrini temperaturën në 170° për sobat statike dhe 150° për ato me ventilator. Lëreni të piqet derisa të marin ngjyrë të artë dhe të thahen mirë reth 25 minuta. Duhet të ftohen plotësisht para se ti konsumoni.

Burimi: Adda’s All

Komento
Shperndaje