Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Bakllava me arrë kokosi

Bakllava me arrë kokosi
June 05
18:59 2017

Përbërësit:

  • 2 pako me petë për bakllava
  • 5 kokrra vezë
  • 1 gotë sheqer, gotë uji mesatare
  • 250 g arrë kokosi
  • 200 g arra
  • Rreth 300 g gjalpë i shkrirë

Për sherbetin:

  • 1 kg sheqer
  • 750 ml ujë
  • karafila ose gjethe barbaroze për aromatizim

Përgatitja:

Rrihni  sheqerin me vezët derisa sheqeri të tretet mirë. Shtoni më pas arrën e kokositdhe arrat e grira dhe trazojini që masa të lidhet.

Shtroni dy petë të spërkatura me gjalpë të shkrirë dhe në mes të petës vendosni në mënyrë horizontale mbushjen dhe mblidheni petën në formën e një roleje.

Vendoseni në një tavë të spërkatur me gjalpë. Në këtë mënyrë veproni edhe për pjesën e mbetur të petave.

Pritini në copa të vogla në gjatësinë rreth 6-7 cm. Sipër shtojini gjalpin e mbetur dhe piqni në furrë të nxehur më parë në 180°C për rreth 40-45 minuta sa të shikoni që ka marrë ngjyrë të artë sipër.

Përgatisni sherbetin duke shkrirë sheqerin në ujë dhe vendoseni në zjarr me disa gjethe barbaroze ose karafili. Lëreni të ziejë 10 minuta pasi ka marrë valën e parë. Hiqeni dhe lëreni të ftohet paksa.

Kur bakllavaja të jetë e vakur dhe sherbeti gjithashtu shtojini sherbetin bakllavasë dhe mbulojeni që të njomet mirë.

Lëreni të pushojë rreth 4-5 orë para se ta shërbeni./Blitz.al/

Burimi: Adda’s All

Komento
Shperndaje