Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Asparag furre me domate të vogla dhe kontorno meli

Asparag furre me domate të vogla dhe kontorno meli
February 28
16:50 2017
    • 500 g asparag
    • 2 lugë vaj ulliri ekstra të virgjër
    • një dorë domate të vogla
    • 2 thelpinj hudhër
    • pak kripë dhe piper të zi
    • Pak majdanoz

    Për melin:

    • 2 filxhan kafe mel
    • 4 filxhan kafe ujë të nxehtë
    • 1 thelb hudhër
    • pak majdanoz të grire
    • 1 lugë vaj ulliri
    • pak kripë
    • 1 spec djegës

    Përgatitja:

    Pastroni asparagët nga fundi i fortë duke i hequr pak lëkurën e fundit, shpëlajini mirë në ujë të ftohtë dhe vendosni në një tavë me letër furre poshtë.

    Sipër vendosni domatet e vogla të prera më katërsh, hudhrën e grirë imët, kripë, piper të zi dhe spërkateni me vajin e ullirit. Futini të piqen në furrën e nxehur më parë në 180°C për 25 minuta.

    Shërbejeni me majdanoz të grirë sipër.

    Për kontornon e melit veproni në këtë mënyrë.

    Grini imët hudhrën, majdanozin dhe vendoseni të kaurdiset me vajin e ulliri dhe specin djegës.  Kur vaji të jetë aromatizuar mirë shtoni melin që më parë e keni shpëlarë mirë e mirë në ujë të ftohtë. Thekini së bashku, shtoni ujin e nxehtë , kripën dhe mbylleni me kapak. Lëreni të ziejë si pilafi.

    Pasi është bërë me vrima në sipërfaqe, lëreni të ftohet paksa dhe shkërmoqeni me pirunë sipër. Shoqëroni asparagët me të./Blitz.al/

Burimi: Adda’s All

Komento
Shperndaje