Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ashure

Ashure
December 15
16:35 2016

Përbërësit:

200 g grurë për ashure

50 g misra

50 g qiqra

100 g sheqer

150 g arra, bajame, lajthi

50 g rrush të thatë

fiq të thatë sipas dëshirës

3 kokrra karafil

2 lugë kanellë

kokrra sheqeri për zbukurim

2 lugë niseshte

1 lugë e vogël vanilje

Përgatitja:

Për disa orë lëmë misrin, qiqrat dhe grurin në ujë dhe më pas i vendosim të ziejnë me shumë ujë të bollshëm për rreth 2 orë duke i shtuar ujë herë pas here nëse është e nevojshme. Ndërkohë vendosim rrushin dhe fiqtë e thatë në ujë të ngrohtë që të zbuten. Kur gruri të ketë zierë, shtrydhim rrushin e thatë dhe fiqtë i presim në copa të vogla dhe i shtojmë te gruri. Shtojmë dhe sheqerin me vaniljen dhe kokrrat e karafilit. Hollojmë niseshtenë me pak ujë dhe e shtojmë edhe atë në mënyrë që lëngu të na trashet. E lëmë përsëri në zjarr për disa minuta duke e përzierë vazhdimisht që mos të ngjitet. E heqim nga zjarri dhe shtojmë arrat, bajamet ose lajthitë të grira trashë. E lëmë të ftohet dhe e ndajmë në tasa që të mpikset. Sipër e pluhurosim me kanellë dhe zbukurojmë me kokrrat e sheqerit. /Blitz.al/

Burimi: Adda’s All.

Komento
Shperndaje