Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Art Food – Sallata tё ndryshme

February 05
09:31 2018

Nga Adda’s All

Ja ku jam pёrsёri  duke shkruar nё blog, me nё fund e lirё nga tё gjitha impenjimet pёr tu sjell pёrseri receta dhe jo vetёm.  Mё kishte munguar t’ju shkruja tё shkёmbenim mendime tё lexoja komentet tuaj.

Platforma ka ndryshuar por nё thelb ёshtё pёrsёri Ada qё ju shkruan pas kёtij blogu. Pjata janё rinovuar por nё thelb ngelen po aq tё thjeshta dhe shtёpiake.

Sot si post i ri nё platformen e re po ju sjell kёto tre sallata artistike nё njё fushё tё dizenjuar me watercolor. Mos bёni zoom pёr tё kapur difektet  e ilustrimit, kujtohuni qё di vetёm tё gatuaj,  ilustrimet janё  vetёm njё dёshirё e mirё pёr tё sjell diçka tё bukur.

 

Sallatё me limon dhe ullinj

Prisni  limonat e pa trajtur nё feta shumё tё holla dhe vendosni nё njё pjat ku do tё shtoini, ullinjtё, kaperin, rigonё dhe marinojini me kripё dhe 1 lugё vaj ulliri tё cilёsisë sё mirё.

 

 

 

Sallatё me panxharё dhe djathё tё bardhё

Panxharin mbёshitlleni me njё leter alumini dhe vendoseni nё furrё tё piqet nё 170° gradë derisa tё jetё  gati, rreth 40 minuta.

(Panxhari i pjekur ёshtё mё i shijshёm se i zieri pasi i ikёn paksa ёmbёlsia qё e karakterizon)

Kur tё jet gati, qёrojani lёkurёn, Priteni nё feta tё holla dhe shtoni sipёr pak djathё tё prer nё kubikё.

Marinojeni  me kripё, piper, uthull dhe 1 lugё vaj ulliri.

 

 

 

 

 

Sallatё me avokado dhe borzilok

Ndani avokadon nё mest dhe hiqini bёrthamёn.  Priteni nё feta tё holla vendoseni nё njё pjatё , kriposeni, piperose, marinojeni me1 lugё vaj ulliri dhe lёng limoni. Shtoni ndonjё gjethe borziloku dhe shёrbejeni.

 

 

Shperndaje