Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Argjinare në tenxhere presioni

Argjinare në tenxhere presioni
March 22
18:00 2017

Përbërësit:

  • 5-6 argjinare
  • 1 gotë verë të bardhë
  • 1 gotë ujë
  • 1 lugë e vogël kripë
  • 2 lugë vaj ulliri
  • piper i zi
  • lëngu i 1 limoni
  • 3-4 thelpinj hudhër
  • 1 lugë të vogël  me piper jeshil kokërr
  • gjethe dafine të freskët

Përgatitja:

Mbushni një enë me ujë te ftohtë dhe vendosni në të feta limoni. Pastroni argjinaret nga gjethet e jashtme të forta dhe pushin e brendshëm.

Ndajini më katërsh dhe vendosini në ujin me limon. Lërini në të për pak minuta të pushojnë në ujin me limon.

Më pas vendosini në një tenxhere presioni të renditura mirë dhe të ngjeshura me njëra-tjetrën. Shtoni kripë, piper, shtoni  hudhrat e  plota ose të grira, gjethet e dafinës, piperin jeshil, verën, vajin, ujin, lëngun e limonit. Mbylleni mirë kapakun e tenxheres dhe vendosini të ziejnë. Rreth 12-14 minuta pas fishkëllimës së parë të tenxheres janë gati.

Shoqërojini me një kontorno orizi si një pjatë vegjetariane ose me një fileto pule në skarë./Blitz.al/

 

Burimi: Adda’s All

Shperndaje