Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Argjinare furre me cironka nën vaj dhe piper jeshil

Argjinare furre me cironka nën vaj dhe piper jeshil
October 13
19:54 2017

Përbërsit:

  • 5 argjinare
  • 10 cironka nën vaje
  • 3-4 thelpinjë hudhra
  • 2 limon
  • 1 gotë verë të bardhë
  • 2 lugë vaj ullri
  • disa kokrra piper jeshil
  • kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

Mbushni një tas me ujë të ftohtë dhe vendosni në të disa feta limoni

Filloni pastroni agjinaret nga fletat e trasha derisa të dali ngjyra e bukur e verdhë në lejla, ndajini në dyshë, hiqini pushinë e brëndshëm.

Shkurtojani bishtin dhe qërojini.  Vendosini në ujin me limonë të pushojnë rreth 30 minuta.

Kaloj kjo kohë, kullojini dhe vendosini në një tavë. Mesin e tyre do e mbushni me nga një cironkë nën vaj, shtoni kripë, piperin e zi, kokrat e piperit  jeshilë, feta limoni, hudhra, verën, spërkatini me vaj.

Mbulojini me një letër alumini dhe vendosini të piqen në furrën e nxehur më parë në 180°c për 20 minuta.  Më pas hiqjani letrën e aluminit dhe lërini kështu dhe një tjetër 10 minutësh derisa sipërfaqa të thekëriset.

Shërbejini me borzilok të grirë sipër dhe feta buke të thekur me rigonë.

Mund të jetë  një pjatë vegjetariane e shoqëruar me orizin e zi, kuinoa, mel ose kontorno për mishërat e pjekur ose të zjerë./Blitz.al/

Burimi: Adda’s All

Komento
Shperndaje