Apple pie – Ashtu si më pëlqen mua
Përgatisni brumin nëse keni zgjedhur ta bëni vet.
Ndajeni brumin në dy pjesë dhe më pas vendoseni në frigorifer të pushojë për 30 minuta.
Vendosni rrushin e thatë të njomet në likerin.
Shkrini gjalpin.
Qëronin mollët dhe priti në feta të holla ose në kubikë mesatar. Vendosini në një tas të madhë dhe shtoni në to lëngun e 1 limoni. 5-6 lugë sheqer kaf, rrushin e thatë bashk me lëngun e likerit, kanellen, bajamet e grira trash dhe biskotat e shkërmoqura, gjalpin. Përzijini mirë.
Hapni një pret brumi sa madhësia e tortës nëse keni zgjedhur ta bëni vet, ose shtroni petën e gatëshme në tortier. Bëni disa vrima në fundin e saj. Shtoni mollët, dhe nivelojini. Mbulojeni me pjesën tjetër të brumit brisèe. Mbështillni mirë anët që mos të hapen gjatë pjekjes.
Bëni një të shpuar kryq në mesin e saj dhe lyejeni sipërfaqen me të verdhën e vezës të përzier me qumësht.
Në fund spërkateni me pak sheqer dhe piqeni në furrën e nxehur më parë në 170°C derisa të jetë gati, rreth 40 minuta.
Më pas hiqeni dhe lëreni të pushojë paksa, dhe shërbejeni me një top akullore me vanilje dhe topping qershie.