Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Pica me shalqi”, perfekte për ditët e nxehta

“Pica me shalqi”, perfekte për ditët e nxehta
June 25
16:58 2016

E quajnë pica me shalqi, por mua më shumë më ngjan me një sallatë. E solla me shijet që  na pëlqejnë ne shqiptarëve:  bukë, djathë i bardhë, vaj ulliri dhe mendër. Provojeni!

Përbërësit:

  • shalqi
  • disa feta bukë integrale
  • djathë i bardhë
  • vaj ulliri ekstra i virgjër
  • gjethe mendre
  • krem uthulle balsamike

Përgatitja

Priteni shalqirin në feta rrumbullake të trasha sa një gisht. Pastaj priteni në thelpinj dhe vendoseni në një pjatë servirje.

Fetat e bukës pritini në kubikë të vegjël dhe thekrisini me pak vaj ulliri derisa të bëhen krokante. Shtojini në mes të shalqirit. Shkërmoqni djathë të bardhë sipër, shtoni gjethe mendre, pak vaj ulliri dhe krem uthulle balsamike. Shërbejeni me koktej Sangria ose një gotë verë të bardhë.

Burimi: Adda’s All

http://addasall.com/aperitivi-perfek-per-ditet-e-nxehta/

Etiketimet
Shperndaje