Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Akullore me mollë

Akullore me mollë
July 21
23:17 2018

Një ëmbëlsirë shumë e mirë për të sfiduar ditët e nxehta të verës. Me pak kalori dhe mund t’i shtoni përbërësit që dëshironi.

Përbërësit:

4 mollë
1 lugë mjaltë
pak kanellë
karamel i gatshëm ose shurup frutash
Përgatitja:

Qëroni mollët dhe pritini në copa të vogla. Vendosini te ngrirja për rreth 1 orë ose derisa të jenë ngrirë plotësisht. Pas kësaj kalojini te mikseri me mjaltin dhe kanellën. Grijini plotësisht derisa të bëhen krem. Shërbejeni të ftohtë me karamel të gatshëm sipër. Sipas dëshirës mund t’i shtoni arra, bajame, rrush të thatë.

/Blitz.al/

Burimi: Adda’s Al

Komento
Shperndaje