Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

6 ushqimet që ju bëjnë të ndiheni më të uritur

6 ushqimet që ju bëjnë të ndiheni më të uritur
April 18
20:34 2016

Shpesh ndihemi të uritur edhe pse kemi ngrënë. Sipas shkencës ne konsumojmë disa ushqime të cilat na shtojnë më shumë urinë. Kur pretendojmë se ndihemi të ngopur ndonjëherë është vetëm ngopje e momentit, sepse vetëm pak minuta pasi jemi ngritur nga tavolina ndiejmë përsëri uri. Më poshtë do të gjeni 6 prej ushqimeve që ju japin ndjesinë e urisë.

  1. Drithërat. Drithërat, kryesisht të ëmblat, të japin ndjesinë se ndihesh i ngopur nga shija e tyre, por vetëm pak momente më vonë do të ndjeni përsëri uri dhe do t’ju shtohet oreksi.
  2. Buka e bardhë. Ka mungesë krundesh dhe përmbajtje të ulët fibrash. Pas konsumimit karbohidratet e saj kthehen në sheqer dhe ky proces ju bën të ndiheni të pangopur dhe përsëri të uritur.
  3. Ushqimet e skuqura. Rezulton se ushqimet e skuqura  me yndyrë dhe kripë thjesht mashtrojnë trurin tuaj sepse ato e stimulojnë më shumë oreksin.
  4. Ushqimet kineze. Në shumë ushqime kineze përdoret një lloj erëze, e cila ju stimulon të ndiheni të ngopur. Por menjëherë pas përfundimit të drekës apo darkës kuptoni  se ndiheni të uritur përsëri.
  5. Sheqeri diabetik. Sheqeri diabetik ka filluar të përdoret së tepërmi. Por kur bëhet fjalë në përdorimin e shpeshtë të tij ju jeni duke dëmtuar trupin tuaj. Kur konsumoni diçka të ëmbël trupi bëhet gati për të marrë karbohidratet dhe me përdorimin e sheqerit diabetik ai dështon, kështu që ju rritet më shumë dëshira për të ngrënë.
  6. Alkooli. Alkooli është një tjetër shkak i oreksit të madh. Në qoftë se e shoqëroni ushqimin tuaj me alkool, për shembull me verë, keni gjasa të hani më shumë.
Komento
Etiketimet
Shperndaje