Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

6 ingredientët që nuk duhet t’i fusni asnjëherë në blender

6 ingredientët që nuk duhet t’i fusni asnjëherë në blender
April 04
14:47 2016

Blenderi është një nga pajisjet më të përdorshme të momentit në kuzhinë. Gjithsesi, edhe pse multifunksional dhe shumë lehtësues,disa ingredientë të kuzhinës që nuk duhet t’i hidhni në blender.

  1. Ujë shumë i nxehtë

Kur jeni duke përgatitur supë, blenderi ju ndihmon shumë. Por duhet të bëni kujdes nëse supa është shumë e nxehtë. Mund të ndodhë që supa të “shpërthejë” dhe të përhapet në të gjithë vendin. Kështu që, lëreni njëherë supën të ftohet paraprakisht dhe më pas mund ta hidhni në blender. Mos e mbushni mbajtësen e blenderit më shumë se gjysma e masës sepse mund ta prishni dhe supa nuk do të ketë rezultatin që ju kërkoni.

2. Patate të shtypura

Edhe pse mund të duket krejt normale që patatet e shtypura t’i vendosni në blender, nuk do të merrni produktin që ju kërkoni në fund, kjo pasi rrotullimi i thikës së blenderit nuk do të mundet ta bëjë copëtimin siç duhet, por vetëm sa do t’i bëjë ato të qullëta.

3. Fruta të thata

Nëse blenderi juaj ka një fuqi të madhe nuk do të jetë problem, por nëse keni një blender standard, frutat e thata do të ngjiten te thika e pajisjes dhe te rrotulluesja e saj dhe do të jetë shumë e vështirë t’i hiqni prej aty. Nëse doni patjetër t’i fusni në blender, vendosini në ujë të ngrohtë paraprakisht që të qullen pak.

4. Kokrrat e kafes

Teknikisht po, mund t’i fusni në blender. Por do të ishte më mirë që të përdorni aparatura të tjera që janë specifikisht për kokrrat e kafesë, të cilat nuk do të lejojnë humbjen e shijes së kafes dhe as aromën e saj.

5. Produktet e ngrira

Sërish, nëse keni një blender profesional, mund ta bëni. Por një blender i zakonshëm nuk do të mund të bënte punën që duhet me produkte të ngrira sepse nuk i copëton dot këto të fundit, vetëm mund t’i ndajë në pjesë më të vogla. Nëse doni të përgatisni një smooth-i në blender,  lërini produktet e ngrira për 10 minuta në ambient të ngrohtë e më pas përziejini me produktet e tjera.

6. Erëza

Edhe pse në dukje erëzat janë të vogla dhe mendohet të mos shkaktojnë asnjë problem për blenderin, këto të fundit janë shumë të vështira për t’u copëtuar edhe kur janë në masë me të mëdha. Edhe në rast se mund të ketë erëza që blenderi i copëton, në disa raste ato mbesin te pjesa rrotulluese e pajisjes duke mos u lidhur me pjesën tjetër të produktit që ju po përzieni.

 

Komento
Etiketimet
Shperndaje