Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

3 pije “të shëndetshme” që në fakt ju dëmtojnë njësoj si pijet me gaz

3 pije “të shëndetshme” që në fakt ju dëmtojnë njësoj si pijet me gaz
January 09
13:24 2017

Me siguri që kur flasin për pije mjafton që të mos jetë me gaz dhe mendojmë menjëherë që nuk është e dëmshme për shëndetin. Kjo vjen si pasojë e artikujve të ndryshëm që lexojmë dhe këshillave të dietologëve për të mos konsumuar lëngje me gaz, por në fakt ka edhe lëngje të tjera që janë të dëmshme dhe ne mendojmë se janë shumë të shëndetshme dhe i konsumojmë shpesh.

  1. Lëngjet e frutave, edhe pse në pamje të parë duken mjaft të shëndetshme, nuk janë të tilla kur janë të paketuara sepse sasia e sheqerit që kanë është shumë e lartë.
  2. Kakao e nxehtë – mund ta merrni me mend që doza e çokollatës te kakao i rrit ndjeshëm kaloritë, sidomos kur vendosni t’i shtoni edhe sheqer.
  3. Çaj i ftohtë – sigurisht që çaji është nga pijet më të shëndetshme, por jo kur ai është i paketuar dhe me shumë sheqer sepse në këtë rast ju merrni më tepër se 30 gramë sheqer brenda një shisheje të vogël. /Blitz.al/
Shperndaje