Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

10 gjërat që duhet t’i dini patjetër për migrenën

April 20
11:25 2016

1. Migrena është më shumë sesa dhembje koke

1. Migrena është më shumë sesa dhembje koke
Picture 1 of 10

Shpesh fjala migrenë përdoret si sinonim për të thënë dhembje e madhe koke, por në fakt nuk është kështu. Migrena është një çrregullim gjenetik. Nëse jeni diagnostikuar me migrenë kjo do të thotë se jeni të predispozuar gjenetikisht për të pasur një çrregullim si pasojë e një stimuli, sipas dr. Diamond, i cili është edhe president i klinikës për dhembjen e kokës, "Diamond", në Çikago.

Dhembja e kokës është ndër më të zakonshmet, sidomos dekadën e fundit, në të gjithë botën. Kjo sepse stresi, rutina e shpejtë e ditës, shqetësimet, janë faktorë që ndikojnë drejtpërdrejt te mbingarkesa në kokë. Por jo të gjitha dhembjet e kokës janë migrenë, ndaj duhet pasur kujdes i veçantë për dallimin e saj. Ka shumë mite që qarkullojnë në lidhje me migrenën dhe ajo është bërë aq e zakonshme saqë sa herë ndiejmë një dhembje të lehtë koke reagojmë menjëherë me shprehjen: “Besoj se vuaj nga migrena!” Por migrena nuk është kaq e lehtë të dallohet, ndaj shfletoni galerinë për të dalluar vërtet se çfarë e shkakton, çfarë dhembje ndjeni dhe si mund të parandalohet.

Komento
Etiketimet
Shperndaje