Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kjo foto e mrekullueshme fshihet vazhdimisht nga Instagrami. Revoltohet fotografja

June 23
12:30 2016

Fotografja Jes Jackson e “Itty Bitty Photographer” është bërë edhe më e njohur pas kthimit të fotos së saj në virale. Një shkrepje gjatë një momenti lindjeje në një shtëpi në Hobart, Tasmania (Australi), është fshirë disa herë nga rrjeti social Instagram.

Fotoja me mbishkrimin “Shikoni këtë fëmijë të mrekullueshëm që pllaquritet teksa lëngu amniotik përshkon hundën e tij të vogël”, e realizuar brenda ambienteve të shtëpisë dhe sigurisht me lejen e prindërve, është fshirë vazhdimisht.

Jackson shpjegon se ka marrë edhe një vërejtje ku shkruhej: “Ne kemi fshirë postimin tuaj për shkak se nuk përmbush udhëzimet e përcaktuara. Ju lutem lexoni udhëzimet tona për të mësuar se çfarë lloj postimesh lejohen”. E inatosur nga ky gjest ajo shprehet: “Si mund të ofendohet dikush nga kjo foto? Përse dikush duhet ta raportojë atë? Unë s’mund ta besoj se jemi në vitin 2016 dhe foto të tilla censurohen”.

Pas postimeve të shumta të fotos dhe fshirjeve të saj, fotografja Jes Jackson shpjegon se pavarësisht ç’ndodh me këtë foto të veçantë, qëllimi i saj është t’u tregojë njerëzve që ata ta shohin, të admirojnë imazhet reale të një lindjeje. Imazh që tregon forcën dhe fuqinë e një procesi lindjeje.

Etiketimet
Shperndaje