Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Këto janë tri punët në të cilat femrat paguhen më shumë…

Këto janë tri punët në të cilat femrat paguhen më shumë…
October 07
16:54 2016

Një ndër platformat më të rëndësishme të kandidates demokrate për presidente të SHBA-ve, Hillary Clinton, është t’i japë fund hendekut të pagave që ekziston mes të punësuarve meshkuj dhe femra.

Referuar kësaj teme mjaft të diskutuar ditët e sotme, “Bussines Insider” ka listuar 20 vendet e punës ku gratë paguhen më tepër. Ka disa fusha ku gratë jo vetëm që përbëjnë përqindje të lartë të fuqisë punëtore, por edhe fitojnë paga mjaft të mira.

Në listë përfshihen ato vende pune, ku 40% e punëtorëve janë femra. Ja cilat janë tri punët ku femrat paguhen më tepër:

Zëvendëspresidentja e marketingut (përcaktojnë strategjitë në treg)

Përqindja e grave: 49%

Paga mesatare: 123 mijë dollarë

Pediatre e përgjithshme (të specializuara në kujdesin ndaj foshnjave, fëmijëve, adoleshentëve)

Përqindja e grave: 74%

Paga mesatare: 152 mijë dollarë

Praktikantë në mjekësinë e përgjithshme (ndihmojnë pacientët me kontrolle rutinë)

Përqindja e grave: 49%

Paga mesatare: 173 mijë dollarë

/Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje