Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Këto janë fazat në të cilat lidhja juaj duhet të kalojë me patjetër nëse doni të funksionojë

Këto janë fazat në të cilat lidhja juaj duhet të kalojë me patjetër nëse doni të funksionojë
August 09
14:47 2017

Marrëdhëniet e dashurisë rriten dhe maturohen me kohën. Edhe pse dashuritë janë të ndryshme në llojin e tyre, në përgjithësi ato kalojnë në të njëjtat faza, ose siç mund të quhen ndryshe: cikle. Sipas ekspertëve ekzistojnë 5 faza shumë të rëndësishme në të cilat marrëdhënia juaj kalon dhe nëse në të gjitha këto ju silleni ashtu siç duhet dhe arrini të merreni vesh me njëri tjetrin në çift, lidhja juaj do t’i mbijetojë kohës.

1 – Faza e sikletit

Kjo është faza përpara se të keni dalë në takimin e parë ku ju nuk jeni të sigurt nëse e pëlqeni njëri tjetrin apo jo. Pjesa e sikletshme fillon që në momentin që dilni për herë të parë, për mos folur për vështirësinë për të zgjedhur rrobat e duhura, mënyrën si qëndroni apo edhe fjalët që duhet të përzgjidhni. Megjithatë, faza e sikletit është edhe faza me kujtimet më të bukura. Nëse marrëdhënia juaj mbijeton me shumë mundësi do t’i rikthehet shpesh kësaj faze në kujtime vazhdimisht sepse me të vërtetë ka momentet më fëmijërore dhe gazmore.

2 – Faza e mjaltit

Pasi ju e keni shprehur pëlqimin ke njëri tjetri, tani sapo jeni futur në fazën e mjaltit. Ju jeni tri metra mbi qiell dhe shikoni vetëm gjërat e mira tek partneri. Ju keni flutura në stomak, bëni fotografi gjithë kohës dhe vazhdimisht jeni të përfshirë emocionalisht në këtë lidhje që juve ju duket se ka shumë shpresë për të ardhmen. Faza e mjaltit vjen një pikë që mbaron, edhe pse çifte të ndryshme kanë tendencën ta zgjasin në shtrirje kohore të ndryshme. Kjo fazë është shumë kritike pasi ju ose do të vazhdoni bashkë ose do të ndaheni. Faza e mjaltit mbaron për të gjithë, thjesht disa kuptojnë që me përfundimin e fazës së mjaltit nuk ka mbaruar kurrsesi dashuria.

3 – Faza e pasigurive

Në këtë fazë, fillojnë frikërat e para të jetëgjatësisë së një lidhjeje. Juve filloni të mendoni se e ardhmja mund të jetë bashkë dhe nuk dini nëse jeni apo jo gati për këtë. Ju vazhdimisht pyesni veten nëse e dashuroni këtë person dhe nëse do të ishit gati të jetonit bashkë nëse ky do të ishte rasti. Në këtë fazë çelësi është komunikimi. Nëse ju i flisni të gjitha çfarë ndjeni dhe mendoni, atëherë do të kaloni gjithë pasiguritë, nëse qëndroni të heshtur dhe fshiheni nga mendimet tuaja, me shumë mundësi edhe lidhja do të kthehet në një rutinë të pashëndetshme për ju dhe do të ndaheni.  Kujdes, në fazën e pasigurisë ndodhin edhe debatet më të forta, lum ata që i kalojnë!

4- Faza e intimitetit

Sigurisht kur ju keni tejkaluar të gjitha barrierat e një lidhjeje, rëndësia mbetet tek intimiteti që do të thotë sa të përshtatshëm jeni ju në krevat. Edhe nëse lidhja juaj shkon mirë në të gjitha komponentët, nëse nuk është ashtu siç duhet në fazën e intimitetit ndarja është shumë e mundshme. Ju duhet të shkrini trupat me njëri tjetrin dhe të pyesni veten se sa kënaqësi merrni nga kjo sepse vetëm atëherë do të kuptoni nëse e keni bërë këtë fazë tuajën.

5 – Faza e partneritetit

Nëse ju i keni kaluar me mjaft besim dhe dashuri fazat e mësipërme, tashmë është koha që ju të ktheheni në partnerë jo vetëm nga pjesa e dashurisë por në gjithçka. Ju duhet të jeni miq të ngushtë dhe të arrini të kuptoni njëri tjetrin me një shikim. Ju duhet të merrni vendime të rëndësishme bashkë dhe të kuptoni ngjashmëritë e ndryshimet e njëri tjetrit duke i respektuar ato në çdo çast.

Nëse ju tashmë i keni kaluar të gjitha këto faza, urime, ju jeni një çift që do të mbijetoni gjatë dhe të gjithë e kanë zili marrëdhënien tuaj. Kujdes nga syri i keq! /Blitz.al/

 

Shperndaje