Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Keni ëndërruar gjithnjë dasmë si në përralla? “Disneyland” hap dyert e kështjellave për ju!

May 04
12:31 2016

...

...
Picture 1 of 5

“Disney World”, që ndodhet në Florida të Amerikës, ka vendosur të bëjë një lajmërim surprizë për të gjitha kërkesat e pafundme që ka pasur nga çifte për vite të tëra. Duke qenë se ambientet në parkun “Disneyland” janë vërtet përrallore dhe janë kopja fikse e kështjellave të princeshave të përrallave, kush nuk do të donte të martohej atje?

Por siç thotë edhe Hirushja: “Ëndrrat bëhen realitet!”

Por “Disneyland” ka vendosur të kalojë pritshmëritë  dhe jo vetëm do të jetë e lejueshme të martohesh brenda në kështjellat e improvizuara, por një karrocë do të vendoset në dispozicion të nuseve që pritet të martohen. Një vend përballë kështjellës do të mbajë deri në 100 të ftuar për të ndjekur dasmën tuaj.

Drejtori i marketingut të “Disneyland” ka thënë: “Nuset do të mund të jetojnë një ëndërr, njëlloj si e kanë parë në filmat e preferuar vizatimorë”.

Komento
Etiketimet
Shperndaje