Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zvicër, inaugurohet tuneli më i gjatë në botë

Zvicër, inaugurohet tuneli më i gjatë në botë
June 01
10:03 2016

Sot në Zvicër inaugurohet tuneli Gottardo, tuneli hekururdhor më i gjatë në botë, 57 kilometra poshtë Alpeve, i cili do të shërbejë për të bërë më të rrjedhshëm trafikun nga veriu i Europës, në jug.

Në ceremoninë e inaugurimit, krahas autoriteteve zvicerane do të jenë prezentë edhe Kryeministri Italian Matteo Renzi, Presidenti francez Françoise Hollande, Kancelarja gjermane Angela Merkel, të cilët së bashku do të hyping në një tren i cili do t’i çojë nga Erstfeld, -në pjesën veriore të tunelit, – deri në Bodio.

Për të kompletuar këtë vepër inxhinierike e cila do të fillojë punë në muajin dhjetor, janë dashur plot 17 vite punë dhe rreth 11 miliardë euro investime.

Objektivi kryesor është ai i favorizimit të trafikut hekurudhor në krahasim me atë rrugor.

Sipas parashikimeve, tuneli Gottardo do të mund të përdoret mesatarisht nga 260 trena mallrash çdo ditë, me një shpejtësi prej 100 kilometra në orë, e nga 65 trena pasagjerësh që do të lëvizin me 200 km/h.