Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

“Zoti nuk ekziston”- libri i fundit i Stephen Hawking na jep përgjigjet e pyetjeve më të mëdha të njerëzimit

“Zoti nuk ekziston”- libri i fundit i Stephen Hawking na jep përgjigjet e pyetjeve më të mëdha të njerëzimit
October 18
17:01 2018

Një nga fizikantët më të famshëm të të gjitha kohërave jo vetëm për punën por edhe për historinë e jetës Stephen Hawking , pavarësisht se ka ndërruar jetë para disa kohësh, është bërë dhe një herë temë e debatit midis shkenctarëve. Shkak janë bërë mendimet që ai ka shprehur në librin e tij të fundit, i cili është publikuar pas vdekjes dhe që mban emrin “Përgjigja të shkurtra për pyetje të mëdha”.

Padyshim që përgjigja që ka shkaktuar më shumë reagim është ajo e pyetjes “ A ekziston Zoti?”. “Jo, nuk ekziston një qenie superiore. Ne jemi të lirë të besojmë ç’të duam  por mendimi im është që Zoti nuk ekziston. Askush nuk e ka krijuar universin dhe askush nuk e drejton fatin tonë. Kjo më çon dhe në një mendim tjetër, që nuk ka as parajsë dhe as jetë të përtejme. Besimi në jetën e përtejme vjen nga dëshirat që ne kemi. Shpjegimi më i thjeshtë se pse Zoti nuk ekziston është thjesht fakti që nuk ka prova.”-shkruan Hawking në librin e tij.

“Gjithsesi ka një kuptim në faktin që ne jetojmë, në influencën që lemë pas dhe në gjenet që ja pasojmë fëmijevë”-shton ai. Ndërkohë që 10 pyetjet më interesante dhe përgjigjet e shkrutra dhe preçize të fizikantit janë këto më poshtë:

1.A ekziston Zoti?

“Nuk ka një Zot. Askush nuk e drejton Universin.”

2.Si filloi Universi?

“Nga një Big Bang i nxehtë.”

3.Ka krijesa të tjera inteligjente në Univers?

“Ka forma të jetës inteligjente, po. Por duhet të tregohemi të kujdesshëm në përgjigje derisa të zhvillojmë zbulimet tona pak më shumë.”

4.Mund ta parashikojmë të ardhmen?

“Jo dhe po. Në teori ligjet e fizikës na lejojnë ta parashikojmë të ardhmen por në praktikë është shumë e vështirë.”

5.Çfarë gjendet brenda një “Vrime të Zezë”?

“Të bies brenda një “Vrime të Zezë” është padyshim një lajm i keq. Nëse do ishte një vrimë e një përmase yjore do ktheheshim të gjithë në spaghetti brenda pak sekondash.”

6.Është udhëtimi në kohë i mundur?

“Udhëtimi pas në kohë nuk mund të përjashtohet duke u bazuar në ato që kemi studiuar deri tani.”

7.Do të mbijetojmë ne njerëzit në Tokë?

“Organizimi njerëzor i tanishëm e ka një të ardhme por jo jetë një e ardhme shumë e ndryshme nga kjo që njohim.”

8.Duhet ta kolonizojmë haspirën?

“Unë pres që brenda 100 viteve ne do mundemi të udhëtojmë kudo në Sistemin Diellor.”

9.Do të na e marrë vendin Inteligjenca Artificiale?

“Një robot super inteligjent do ishte shumë i mirë në realizimin e shumë qëllimeve por nëse këto qëllime nuk janë të njejta me tonat, mund të jemi në telashe.”

10.Si duhet ta ndërtojmë të ardhmen?

“Duhet të mbani mend të mos shihni poshtë tek këmbët tuaja por të shihni lart drejt yjeve.”

/Blitz.al/

Share