Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zgjidhet misteri! Ja pse kopsat e këmishës te meshkujt janë në anën e djathtë dhe te femrat në anën e majtë

Zgjidhet misteri! Ja pse kopsat e këmishës te meshkujt janë në anën e djathtë dhe te femrat në anën e majtë
March 29
14:54 2016

Një mister i vjetër në dizajnin e veshjeve janë kopsat e këmishës te femrat dhe meshkujt në anë të ndryshme. Kopsat e meshkujve janë në të djathtë, kurse të femrave në të majtë. Më poshtë do të shikoni listën e disa prej përgjigjeve,  që të shuani kuriozitetin rreth këtij misteri.

  1. Për shkak të ushqyerjes me gji. Një teori thotë se shumica e femrave i mbajnë fëmijët në krahun e majtë në kohën që u japin gji dhe duke vendosur kopsat në të majtë është më e lehtë hapja e këmishës në këtë rast.
  2. Për shkak të kalërimit. Gratë hipnin në shalë nga ana e djathtë dhe butonat e këmishës viheshin në krah të majtë që të mos ndihej flladi i erës në trup.
  3. Gratë e shtresës borgjeze nuk visheshin vetë, por ndihmoheshin nga shërbëtoret dhe kopsat në anën e majtë e bënin më të thjeshtë veshjen e tyre.
  4. Njerëzit donin të imitonin rrobat e grave të pasura dhe i vinin kopsat në anë të majtë.
  5. Burrat kishin kopsa në anën e djathte të këmishës sepse mbanin armë dhe duke përdorur armën me dorën e djathtë ishte komod zbërthimi i këmishës me të majtën.
  6. Për shkak të Napoleonit. Femrat talleshin me jelekun e perandorit francez, kështu që ai urdhëroi që kopsat e grave të bëheshin në anën e kundërt në mënyrë që ato të mos mundeshin të talleshin më.
  7. Për shkak të pabarazisë gjinore. Vendoseshin në anën e majtë kopsat e grave, sepse ishte një shenjë që femrat ishin inferiore para burrave të tyre.
Komento
Etiketimet
Shperndaje