Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zbuloni se cila është mosha kur jeni më popullor

Zbuloni se cila është mosha kur jeni më popullor
April 11
11:25 2016

Nuk do të jesh kurrë më popullor sesa je në moshën 25 vjeçare!

Kjo është e vërtetë  ose të paktën mund të pohojmë se kjo është mosha më e saktë kur njihemi me më shumë njerëz, bazuar në jetën tonë sociale dhe virtuale. Ky është përfundimi në të cilin ka arritur një studim i kryer së fundmi.

Studiuesit analizuan regjistrimet telefonike me afat një vit të plotë të 3.2 milionë përdoruesve europianë të kompanisë “Telekom”. Ata zbuluan se numri mesatar i thirrjeve  hyrëse apo dalëse të një individi arrinte majat për përdoruesit e moshës 25- vjeçare. Pas kësaj numri i thirrjeve të rregullta bie me një shifër të dukshme deri në përdoruesit e moshës 45 vjeç. Për më shumë informacion hidhini një sy grafikut.

popularity

Një konkluzion i rëndësishëm që mund të nxjerrim nga statistikat është se numri mesatar i kontakteve është mjaft modest. Në shumicën e rasteve një individ e përqendron kontaktin e tij në rreth 15 njerëz në muaj, në bazë të miqve dhe anëtarëve të familjes.

“Ne kemi siguruar disa dëshmi se përdorimi i celularit nuk ndryshon  dhe aq jetën tonë sociale.  Njerëzit telefonojnë më shumë persona që janë të lidhur emocionalisht sesa ata që janë në distanca të largëta”,- kanë thënë studiuesit.

Në bazë të statistikës, mosha e adoleshencës është pika në të cilën marrëdhëniet sociale kanë një rritje të lehtë sa arrin pikun për të cilin diskutojmë aktualisht, mesin e të njëzetave. Të dyzetat përbëjnë periudhën kur kontakti ka tendencë të ulet pasi  është mosha kur fëmijët martohen apo fillojnë të jetojnë më shumë jetën e tyre .

Interesant është fakti se janë meshkujt ata që priren të kenë kontakte sociale më të shumta. Rreth moshës 39-vjeçare ka një balancë midis gjinive.

Dallimi mes gjinive sidomos pas të tridhjetave bie; nëse më parë ishin meshkujt që përmendeshin për kontakte më të shumta, tanimë janë femrat pasi priren të jenë më të afërta dhe më të interesuara me fëmijët dhe bashkëshortët e  tyre. P.sh. gjyshërit me nipërit apo vjehrra me nusen duan të jenë të përditësuara me informacion rreth aktiviteteve respektive të palëve.

 

Natyrisht nëse përgjithësohemi vetëm me të dhënat nga kontakti nëpërmjet telefonit, studimi mund të quhet i kufizuar pasi këta njerëz mund të kenë marrëdhënie dhe kontakte akoma më të shumta pamore apo duke shfrytëzuar rrjetet sociale. Megjithatë, të dhënat nga studimi të sigurojnë një hartë paraprake se si janë marrëdhëniet sociale të një individi në periudha të ndryshme të jetës së tij.

Etiketimet
Shperndaje