Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zbulohet një tjetër e fshehtë nga jeta e diktatorit Adolf Hitler

Zbulohet një tjetër e fshehtë nga jeta e diktatorit Adolf Hitler
May 31
11:59 2016

Kur Adolf Hitleri ishte vetëm 3 vjeç, e ëma i dha jetë një fëmije me probleme, i cili vdiq 6 ditë më pas, fakt që e bën diktatorin e njohur të tretin dhe jo të katërtin nga gjashtë vëllezër, ashtu siç mendohej deri sot.

Ky është një informacion i rëndësishëm i biografisë së Hitlerit, që ishte i panjohur e që mund të ndryshojë teoritë rreth personalitetit të tij, sipas asaj që thotë historiani austriak që bëri zbulimin.

“Hitleri jetonte me të ëmën kur kjo mbeti shtatzënë për t’i dhënë jetë më pas një fëmije, i cili nuk humbi jetën për shkak të sëmundjeve të zakonshme të kohës, por prej sëmundjes Hidrocefalia, që ka të bëjë me grumbullimin anormal të lëngut shpinor-trunor në tru”, – shprehet historiani Florian Kotanko.

“Jam një historian dhe jo një psikolog fëmijësh. Nuk mund të shprehem nëse kjo ka ndikuar te diktatori edhe në pozitat e tij politike të mëvonshme. Ajo që mund të them është se biografia e tij është shkruar mbi supozime të pavërteta”, – shton ai.

Lindja dhe vdekja e vëllait të Adolf Hitler janë dokumentuar në një kishë të zonës lokale austriake dhe në kopje të një prej gazetave të atëhershme.

Deri sot, të dhënat e njohura e shihnin Hitlerin si fëmijën e katërt nga gjashtë. Dy më të mëdhenjtë, një mashkull e një femër, vdiqën para se ai të lindte, më 20 prill 1889. Vëllai Otto, i zbuluar nga historiani, lindi më 17 qershor të vitit 1892.

Në kërkimet e tij, Kotanko ka zbuluar gjithashtu se familja Hitler zotëronte edhe një shtëpi në Branau, përveç asaj ku lindi diktatori i njohur, rreth së cilës ka ende shumë polemika.

Shperndaje