Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zbulohet ‘misteri’: Ja pse rruga e vajtjes në destinacion ju duket më e gjatë se kthimi

Zbulohet ‘misteri’:  Ja pse rruga e vajtjes në destinacion ju duket më e gjatë se kthimi
May 28
12:04 2016

A ju ka ndodhur ndonjëherë që teksa keni udhëtuar për punë apo për pushime, të ndjeni se rruga e vajtjes në destinacion është më e gjatë se ajo e kthimit, ndërkohë që keni përshkuar të njëjtën distancë?

Në fakt ky është një impresion që e përjetojnë shumë njerëz, mos u ndjeni të çuditshëm!

Një grup psikologësh amerikanë ka provuar të shpjegojë se si mendja e njeriut i krijon këto lloj iluzionesh, sidomos gjatë periudhës së verës.

Ky lloj fenomeni është quajtur “Efekti i rrugës së kthimit”, i cili të jep përshtypjen e shkurtimit të rrugës së kthimit me 20%!

Sipas asaj që thonë ekspertët, rruga e vajtjes duket më e gjatë për arsye të dëshirës së madhe për të arritur në destinacion, ndërkohë që në kthim mendja jonë ka një ndjesi komplet të kundërt.
Ky përjetim është i njëjtë, pavarësisht mjetit të transportit që përdoret.

Madje, krahas kësaj ekspertët kanë zbuluar se një gjë e tillë ndodh edhe kur dëgjon një këngë apo sheh një film për herë të dytë!

Komento
Etiketimet
Shperndaje