Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zbulimi i NASA-s, një fenomen i ri i universit, apo një megastrukturë aliene?

Zbulimi i NASA-s, një fenomen i ri i universit, apo një megastrukturë aliene?
August 06
21:07 2016

Vitin e kaluar, të gjithë u habitën e deri diku u frikësuan prej zbulimit të një ylli që dridhej e të cilit i zbehej drita në një mënyrë të çuditshme, të pashpjegueshme nga asnjë fenomen natyral i njohur, aq sa u hodh hipoteza se mund të bëhej fjalë për një megastrukturë aliene.

Studime të mëvonshme nuk zbuluan asnjë shenjë aliene, ama teleskopi kepler i NASA-s ka shpenzuar rreth 1600 ditë duke vëzhguar yllin e mund të thuhet se gjërat janë bërë gjithnjë e më të çuditshme.

“Shpenzuam një kohë të gjatë duke u munduar të bindnim veten që nuk ishte reale. Por nuk ja arritëm dot!” – shprehet Ben Montet, një prej studiuesve.

Ajo që Kepler pa ishte KIC 8462852 i njohur gjithashtu si ylli i Tabby-t, i cili ‘e fsheh’ dritën në një shkallë të pabesueshme.

Kjo mund të bëjë të lindin hipotezat e një strukture aliene, por mbetet ende e pavërtetuar. Të dhënat e Kepler në studimet e fundit u analizuan për të kuptuar se si ka ndryshuar shkëlqimi i yllit në më shumë se 4 vite kur teleskopi ishte i fokusuar tek ai.

Ajo që zbuluan ishte se jo vetëm që herë pas here drita e yllit zbehej me 20%, por gjatë vëzhgimeve ndodhte që të zbehej edhe i gjithë fluksi yjor i tij.

Në total, ylli humbi rreth 3% të shkëlqimit të tij total në një periudhë 4-vjeçare.

“Të dhënat tregojmë se nuk kemi ndonjë rast të ngjashëm. Kjo është e mrekullueshme!” – shprehet Jason Wright.

Pra, një megastrukturë aliene të cilën na duhet ende ta vëzhgojmë, apo një fenomen i ri në univers, i panjohur më parë nga njerëzimi?

Shperndaje