Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zbulimi i fundit: E kemi ditur gjithnjë gabim, njeriu ka gjashtë shqisa

Zbulimi i fundit: E kemi ditur gjithnjë gabim, njeriu ka gjashtë shqisa
June 30
15:29 2016

Joe Kirschivink është një shkencëtar në Institutin e Teknologjisë në Kaliforni i cili së bashku me një grup studiuesish kanë dalë në përfundimin se njerëzit nuk kanë pesë shqisa, por gjashtë. Sipas tyre, shqisa e gjashtë lidhet me faktin se njerëzit kanë ndjeshmëri ndaj fushës magnetike të tokës.

Kjo ndjeshmëri ndaj fushës magnetike, që i bën njerëzit të jenë të ndjeshëm ndaj gravitetit, vihet re edhe te qentë, zogjtë dhe insektet. Kjo shqisë i lejon këto specie, por edhe ne njerëzit që të parashikojmë edhe fatkeqësi natyrore, si tërmete apo tornado.

Gjithashtu, sipas këtij studimi, te njerëzit ekziston një dhunti e veçantë ndaj një ndjeshmërie kundrejt energjisë. Kjo energji mund të marrë formën e parandjenjës ose asaj çka ne rëndom i referohemi si “deja-vu” (një moment që na duket i përsëritur). Kjo energji i ka themelet e saj në disa pjesë të trurit tonë, që quhen receptorët magnetikë.

Ky eksperiment ka marrë edhe aprovimin e Institutit të Shkencave në SHBA dhe pritet të bëhet pjesë e fletores zyrtare. Nëse ndodh kështu, atëherë që tani e tutje do të themi se njerëzit kanë 6 shqisa.

Shperndaje