Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Youtube bllokon videot me tematikë të papërshtatshme që shfaqen tek sugjerimet e filmave për fëmijë

Youtube bllokon videot me tematikë të papërshtatshme që shfaqen tek sugjerimet e filmave për fëmijë
November 14
18:53 2017

Youtube është duke ndërmarrë një fushatë shumë serioze mbi videot rekomanduese që shfaqen gjatë kohës që jeni duke parë një material. Kjo gjë kryesisht është fokusuar në videot animuese për të parandaluar hapjen e videove shqetësuese për fëmijët  e vegjël.

Çdo video e cila do të shkel rregullat e reja të kontrolluara nga një algoritëm i caktuar do të bllokohet automatikisht dhe nuk do të shfaqet në sugjerimet për videot për fëmijë.

Ka patur disa ankesa se tek sugjerimet shfaqen personazhe të filmave të animuar si Frozen , Superheroes Marvel e të tjerë të cilët shfaqen duke bërë veprime të papërshtatshme për t’u parë nga një i mitur. Në vazhdim kjo nuk do të ndodhë më!/Blitz.al/

Komento
Shperndaje