Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

WhatsApp vjen me një opsion të ri, ja si do të ndryshojnë bisedat në grup

WhatsApp vjen me një opsion të ri, ja si do të ndryshojnë bisedat në grup
February 16
09:53 2019

Të gjithë jemi pjesë e një grupi në WhatsApp, për qëllime pune apo thjesht me disa miq për të diksutuar se çfarë do të bëni të premten në darkë. E megjithatë, aq sa të vijnë në ndihmë, këto grupe ndonjëherë kthehen në diçka bezdisëse, edhe nëse i bëni “mute”. Mesazhet do të jenë sërish aty, memoria e telefonit do të ngarkohet, sidomos nga materialet media që dërgohem dhe nuk mund të largohesh sepse do të dukesh i pasjellshëm.

Opsioni i ri në WhatsApp do të parandalojë pikërisht këtë gjë, kthimin e këtyre grupeve në shqetësim për përdoruesit. Siç dihet, çdokush mund t’ju bëj ju pjesë e një grupi nëse e ka numrin tuaj, por shumë shpejtë jo më! Me anë të këtij opsioni, jeni ju që vendosni nëse doni të bëheni pjesë e një grupi të caktuar. Nëse shkoni tek Settings>>Account>>Privacy>>Groups, mund të zgjidhni nëse dikush jashtë kontakteve tuaj mund t’ju bëj pjesë e një grupi, nëse vetëm dikush të cilin e keni në listën e kontakteve mund ta bëj këtë veprim, ose mund të mos ja jepni askujt këtë të drejtë.

Kjo e fundit ndodh kur zgjidhni “Nobody” tek privatësia, dhe administratori i një grupi në WhatsApp duhet t’ju dërgojë një ftesë nëse do që ju të bëheni pjesë e tij. Ftesa nëse ju nuk e pranoni skadon pas 72 orësh.

Opsioni është ende në fazën e testimit, por pritet shumë shpejtë të shtohet në aplikacion, fillimisht në sistemet iOs, më pas dhe në Android. /Blitz.al/

Share