Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vritet brutalisht producenti i serialit më të përfolur të momentit

Vritet brutalisht producenti i serialit më të përfolur të momentit
September 17
20:40 2017

Teksa të gjithë po shijojmë sezonin e 3-të të serialit “Narcos”, për të cilin po flasin të gjithë tashmë, grupi i xhirimit është përballur me një ngjarje të rëndë.

Carlos Munoz Portal, një prej producentëve të serialit, i cili studionte terrenin ku xhirohej filmi, është gjetur në makinën e tij i qëlluar me disa plumba.

Portal është gjetur në Meksikë, në një prej zonave ku do të xhirohej sezoni i katërt i filmit, zonë kjo e njohur për rrezikshmërinë e lartë prej mafiozëve apo grupeve të tjera keqbërëse.

Carlos ka marrë pjesë edhe në projekte të tjera filmike si “Sicario”, “Spectre” etj. E së fundmi po merrej me xhirimet e “Narcos”, seriali i “Netflix”, që ka publikuar një deklaratë ku shpreh ngushëllimet për humbjen e Portal.

Nuk dihet akoma nëse kjo do të ndikojë në përgatitjet për “Narcos 4”. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje