Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Vraponi! Po vjen Donald Trump!” – sfida më e re e rrjetit

“Vraponi! Po vjen Donald Trump!” – sfida më e re e rrjetit
November 17
15:44 2016

Interneti ka prodhuar një sërë sfidash, të cilat bëjnë bashkë një numër të madh personash. Ju kujtohet “Ice Bucket Challenge”? Sigurisht, sepse besojmë se nuk ka njeri që s’e ka provuar një sfidë të tillë.

Kohët e fundit, një sfidë e ngjashme me “Bucket Challenge” ishte edhe “Sfida e manekinit”, por duket se nuk do të qëndrojë shumë gjatë në vëmendje sepse një sfidë e re po bëhet mjaft popullore.

Video të ndryshme po qarkullojnë në internet, ku grupe njerëzish vrapojnë menjëherë pasi dikush bërtet: “Po vjen Donald Trump!”. Ata lënë pas çdo gjë që kanë në dorë apo çdo punë që po bëjnë dhe largohen. Interesante!

Komento
Shperndaje